TIRANË- Kundërshtimet ndaj punonjësve të policisë janë një veprim i dënueshëm dhe pas të cilit rrezikoni të ndaloheni ose te procedoheni penalisht. Në një video amatore të siguruara nga News24 paraqitet kundërshtimi dhe kërcënimi që një qytetar i bën punonjësit të policisë që e gjobit për shkelje të semaforit.

Në këtë video amatore të filmuar një javë më parë në rrugën “Ferit Xhajko” në kryeqytet, ky i ri kërcënon dhe shan punonjësit e policisë rrugore pasi e kishin penalizuar për shkelje të semaforit.

Drejtuesi i mjeti tip “Lamborghini” me targë AA 464 KF, shtetasi Amar Sh. 25 vjeç, fillimisht i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë, por pasi ka mësuar për shkeljen,  si dhe pasi i është dhënë fleta e procesverbalit të konstatimit ka dalë nga mjeti duke kryer këto veprime duke dalë nga makina veprim ky që nuk lejohet në bazë të kodit rrugor.

Shoferi: A të q… motrën. Mbaje mend ca kam për të bërë, mbaje mend. Ik ore plehër m… ik ore plehër.

Drejtuesi i mjetit menjëherë në vrull e sipër është ndaluar nga dy punonjësit e policisë rrugore që më pas kanë kërkuar dhe përforcime të patrullave të rendit.

Polici: Ca do bësh ti? Ca do bësh?

Sipas burimeve policore rezulton se drejtuesi i mjetit është proceduar për veprën penale   të kundërshtimit me dhunë të punonjësit të policisë. Ndërsa 25-vjeçari do të detyrohet të paguaj dhe një gjobë të majme për shkelje të semaforit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: