TIRANË- Arkimed Lushaj, këngëtari i njohur me emrin ‘Stresi’ është shoqëruar sot nga policia në Tiranë.

Mësohet se Stresi është kapur tek shkolla “Partizani”, para qendrës së votimit, ku thuhet se kishte shkuar për të votuar.

Stresi është shoqëruar për verifikim në komisariatin nr.4 nëse është në kërkim apo jo, në lidhje me arratisjen e tij 4 muaj më parë nga komisariati numër 3, ku u shoqërua për kundërshtimin e policisë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: