TIRANË- Një argjendari në Tiranë është tentuar të grabitet me armë zjarri mëngjesin e sotëm. Burime policore bëjnë me dije se argjendaria ndodhet në bulevardin ‘Zogu i Parë”.

Grabitja është parandaluar nga ndërhyrja e policisë private, e kontraktuar nga argjendaria për mbrojtjen e biznesit. Kanë qenë policët privatë atë që kanë mundur të kapin grabitësin e armatosur.

Ky shtetas, ende i paidentifikuar nga policia është dorëzuar në komisariatin nr. 3, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb