Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Biza” duke vënë në pranga 1 person për prerje dhe transport të paligjshëm të lëndëve drusore dhe ka shpallur një tjeter në kërkim.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se janë arrestuar shtetasi Etmond Kenga 35 vjeç dhe u shpall në kërkim dhe bashkëpuntori i tij me inicialet Dilaver Sula 38 vjeç është shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Njoftimi i policisë

Tiranë

Goditet një rast i veprimtarisë së paligjshme të prerjes së pyjeve.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.4 operacioni policor i koduar “Biza”.

U kap duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, vihet në pranga 35-vjeçari si dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Sekuestrohen një sasi lënde drusore pa dokumentacionin përkatës dhe automjeti që shërbente për ta transportuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Biza” në kuadër të cilit bënë arrestimin e shtetasit E. K., 35 vjeç, pasi u kap duke transportuar një sasi prej 15m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës, që dyshohet se ishin prerë në pyllin e Bizës.

Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me mjetin dhe një motorrsharrë me të cilën është prerë lënda drusore.

Në vijim të veprimeve, u bë shpallja në kërkim i shtetasit D. S., 38 vjeç, pasi dyshohet se në pyllin e Bizës, në bashkëpunim me shtetasin E. K., në periudha të ndryshme kohore, kanë prerë një sasi të konsiderueshme pemësh e drurësh.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb