TIRANË – Dita e sotme në kryeqytet ka nisur me një incident ku janë përfshirë uniformat blu dhe tregtarët e tregut pranë spitalit nr.5

Forcat policore po bëjnë aksion për ta zhvendosur tregun që ndodhet pranë këtij spitali, por kanë rënë në kundërshtim me vullnetin e tregtarëve, të cilët nuk pranojnë të largohen.

Përfaqësuesi i tregtarëve romë, Arben Basri, akuzoi policinë se po kërkonte t’i hiqte nga tregu pa asnjë dokument.

“Policët erdhën pa asjnë lloj dokumenti e na thanë ikni ku të doni. Madje as nuk na kishin lajmëruar më parë për aksionin, erdhën papritur,” tha Basri.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: