TIRANE-Ndonëse ai duhet të ishte mburoja e familjes, për këtë 47-vjeçar ka ndodhur krejt e kundërta, pasi ka rënë në pranga nën akuzën se ka dhunuar 2 vajzat e tij.

Burime nga policia e Tiranës pohuan në ‘BalkanWeb’ se Adrian M., ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vajzave të tij, J. M. dhe E. M., të cilave i’u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm.

Materialet i kalojnë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ndërkohë, një tjetër rast dhunë në familje u regjistrua në Kavajë, ndërsa pas hekurave përfundoi 30-vjeçari Gazmend T. I riu ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, K. T., të cilës i’u plotësua urdhri i mbrojtjes së menjëhershme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb