(I perditesuar) TIRANE – Konflikti për pronat shkakton një krim të dyfishtë brenda një familje në Fushë Prezë të Tiranës. Viktima nipi 20 vjecar, kurse autori gjyshi, që më pas vrau veten në kushte të rënda psikologjike.

Viktima quhet Rexhep Doda kurse autori Ahmet Doda. Ky i fundit vrau veten 1 orë më pas duke mos pranuar të dorëzohet tek policia që kishte rrethuar zonën ku ndodhi krimi.

Gazetari Spartak Koka konfirmon se nipi dhe gjyshi kanë pasur një grindje që në mëngjes herët rreth cështjes se pronave. Një konflikt i vjetër pronash ende i pazgjidhur brenda familjes Doda që jeton në Fushë Prezë është bërë shkak ditën e sotme që nipi me gjyshin të përplasen ashpër. Në një moment 81-vjecari ka rrëmbyer një cifte dhe qëlloi mbi nipin. I riu humbi jetën nga plagët e marra në trup.
Pasi u sinjalizua për krimin e rëndë, policia rrethoi vendin e ngjarjes dhe i bëri thirrje 81-vjecarit të dorëzohet. Një orë pasi përleu duart me gjakun e nipit, tratativash me policinë për vetëdorëzim, gjyshi Hasmet Doda, 81 vjec në kushte të rënda psikologjike rremben ciften që vrau nipin dhe qëllon veten. I moshuari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Kjo është vrasja e dytë në Tiranë brenda paradites së sotme. Një ekzekutim ndodhi në Kamëz, disa minuta para kësa ngjarjeje, ku i vdekur mbeti një 50-vjecar.
(d.b/ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: