TIRANË

Pasi u zyrtarizua si lojtari i ri i Tiranës duke u rikthyer për të dytën herë, Majkëll Ngo mbërrin në kryeqytetin shqiptar.

Sulmuesi anglez ka zbarkuar në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit, ku është shoqëruar nga menaxheri i tij shqiptar, Mario Cenolli.

Ngo2
Ngo2

28-vjeçari britanik do t’i bashkohet skuadrës bardheblu në qytetin e Pogradecit, aty ku po vijojnë intensivisht fazën përgatitore.

Ngo në aventurën e tij të parë me Tiranën në dy sezone u aktivizua në 53 ndeshje në total nga ku realizoi dhe 17 gola./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: