MAQEDONI E VERIUT

Tri vite burg për ish- shefin e policisë sekrete DSK, Sasho Mijalkov. Ndërsa kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi u dënua me tre vite e dy muaj burg.

Ish anëtarit të KSHZ-së Bedredin Ibraimi, i është shqiptaur masë burgimi me katër vjet e gjashtë muaj, ndërsa anëtarët Aneta Stefanovska, Vlatko Sajkovski dhe Sasho Scev i janë shqiptuar nga tre vjet burgim, shkruan Ina.

Ky është bilanci i seancës së sotme gjyqësore dhe aktvendimi për rastin “Titanik 2”, për parregullësinë zgjedhore të zgjedhjeve lokale të vitit 2013, e cila sot është lexuar në gjyqin Penal, nga gjykatësi Ognen Stavrev dhe Osman Shabani. Rasti ishte hetuar nga prokurorja speciale Fatime Fetai.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb