Tite do të largohet nga stoli i Brazilit pas Botërorit të Katarit 2022. Trajneri i njohur ka konfirmuar gjithçka në një intervistë për Marcan. 60 vjeçari është shprehur se dëshiron të pushojë, teksa e cilëson si një zgjedhje të bërë me pjekuri.

2w3
2w3

“E kam vendosur pak kohë më parë, është një zgjedhje e bërë me pjekuri dhe me ndjenjë përgjegjësie për rolin që mbaj. Unë nuk do të shpenzoj asnjë energji duke menduar nëse do të vazhdoj apo jo, duhet të fitoj Kupën e Botës! Duhet të marrësh oksigjen, ndryshimet janë të mira. Do të pushoj pak.

Guardiola flitet si pasardhës: “Ka ende shumë kohë. Ka trajnerë të mëdhenj në Brazil, por sinqerisht kam shumë gjëra të rëndësishme për të menduar tani”- tha ai.

Tite numëron 72 ndeshje në stolin e Brazilit. Ekipi, nën drejtimin e tij, ia ka dalë të marrë 2.43 pikë për ndeshje.

Kombëtarja Selecao duhet të nisë kërkimet për trajnerin e ri. Alternativat janë të shumta, por vetëm dikush do mund të ulet në pankinë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: