Brazili do të përballet me Zvicrën të hënën, ndeshje e vlefshme për Kupën e Botës. Trajneri i brazilianëve, Tite ndër shumë tema të prekura në konferencën për shtyp, foli edhe për situatën e Neymar dhe Danilo, të dy të dëmtuar në takimin e parë.

“Unë mendoj se Neymar dhe Danilo do të luajnë në Kupën e Botës. Nga pikëpamja mjekësore nuk kam asgjë për t’ju thënë.. Mendoj se do të luajmë sërish me Neymar dhe Danilon.

A jeni më favorit pa Neymar? Brazili varet nga të gjithë talentët e mëdhenj dhe Neymar është një talent i jashtëzakonshëm. Sigurisht që varemi , por varet edhe nga lojtarët e tjerë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: