Tirana arriti një fitore të rëndësishme përballë Egnatias në shtëpi, duke marrë kreun e renditjes. Pas sfidës, trajneri i bardhebluve, Orges shehi, u shpreh i lumtur për këtë rezultat.

“Jemi të kënaq që arritëm fitoren përballë një kundërshtari që ka bërë shumë mirë. kishim dhe disa probleme fizike me lojtarët. Jemi të kënaqur me lojën tonë. klasifikimi është tjetër gjë. është një rrugë e gjatë përpara.

Në këtë kampionat asnjëherë nuk kemi pasur vazhdimësi me fitoret radhazi. Shpresoj që lojtarët të rikuperohen 100% dhe të hym në fushë për të bërë më të mirën dhe për të marrë maksimumin.

Presion? Jo. Unë nuk bie kollaj në presion. Dhe skuadra nuk ka nevojë që të bjerë sepse jemi kampion në fuqi. Titujt e shumë që ka ky klub nuk të fut në presion. Ne shpresojmë të vazhdojmë me fitoret. Për presion nuk ndjejmë fare.

Ishte ndeshje e vështirë. Jo çdo ndeshje mund ta fitosh bindshëm. Kundërshtari na shkaktoi shumë probleme nga krahët. Ne menduam që ta bënim me 5. Hasani nuk po luante keq, ishte thjeshtë një zgjedhje taktike. Ishte një zgjedhje për të ndërruar ose Hasanin ose Xhixhën, pasi Patrik ishte në një formë të mirë. Xhixha është një lojtar që e nxjerrë golin nga hiçi, kështu prandaj menduam të hiqnim Hasanin”, u shpreh Shehi për “Oversport”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb