Vetëm zona Champions nuk ka asnjë enigmë në Serie A, me katër ekipet, Milan, Inter, Napoli e Juve, që kanë siguruar prej kohësh prezencën, pjesa tjetër është e gjitha për tu përcaktues, duke nisur nga titulli, një biletë për në Europa League dhe mbijetesa. Shumë rrallë ka ndodhur që në futbollin italian të ketë kaq shumë enigma dy xhiro përpara fundit.

Milan
Milan

Java e 37-të, e cila starton këtë të shtunë mund të thotë jo pak për këto objektiva, duke nisur nga titulli. Me plus dy pikë në raport me Inter, Milan pret në “San Siro” Atalanta, pengesa e tyre më e madhe drejt titullit. Nëse Milan arrin të dalë me pikë të plota nga kjo sfidë dhe Inter lë pikë përballë Caglieri, kuqezinjtë mund të festojnë titullin nga divani, në të kundërt gjithçka do të vendoset në javën e fundit.

Titulli
Titulli

Në lidhje me një biletë në Europa League, nëse Lazio fiton në transfertë përballë Juventus do të sigurojë një vend në turneun e dytë për nga rëndësia. Pak më e ndërlikuar është gara për mbijetesë e cila sipas të gjitha gjasave pritet të vendoset në xhiron e fundit në një kohë kur nga Salernitana(30 pike) e vendit të 17-të e deri te Geona(28 pikë) e vendit të 19 diferenca është vetëm dy pikë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: