Cili do të jetë fundi për kampionatin italian? Emergjenca e koronavirusit ka hedhur një hije të rëndë mbi Serinë A të këtij ecidioni, por Liga Profesioniste, pas një takimi me klubet, ka dhënë një mesazh të qartë: Duam të mbyllim sezonin!

Pra kampionati do të vijojë, për ta ndërprerë përfundimisht as që bëhet fjalë. Të paktën ky është pozicionimi i Lega Calcios, që natyrisht shpreson që situata e koronavirusit të mos përkeqësohet. Skenari më i mundshëm lidhet me Euro2020, në rast se UEFA e sposton për vitin e ardhshëm, sezoni do të vijojë në muajt e verës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb