Napoli e startoi Serie A me një fitore të pastër 0-2 në transfertë përballë Parma. Gattuso i besoi sërish një fanellë titullari kapitenit kuqezi, Elseid Hysaj, duke e aktivuar në krahun e majtë, një tregues i qartë që tekniku italian beson shumë në aftësitë e tij. Pavarësisht këtij fakti, e ardhmja e Hysaj mbetet e paqartë, për sa kohë palët nuk kanë gjetur ende dakortësinë për rinovimin e kontratës. Hysaj mbetet në merkato, ofertat për të nuk mungojnë, madje edhe jashtë Serie A.

Hysaj
Hysaj

Sipas “TuttomercatoWeb”, Hysaj ka përfunduar në shënjestrën e Spartak Mosca. Klubi rus dështoi të afroj mbrojtësin e Tottenham, Serge Aurier dhe për këtë arsye ka kthyer vështrimin nga Hysaj. Mbrojtësi shqiptar ndihet komod me Gattuson në stol për këtë arsye fjala e parë i takonin Napolit, gjithçka varet nga oferta që do ti paraqes presidenti De Laurentiis. Ky është sesioni i duhur për të vendosur përfundimisht për të ardhmen e Hysaj, në të kundërt Napoli rrezikon ta humbas me parametra zero.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: