Paraqitje të mira edhe për legjionarët kuqezinj në La Liga. Keidi Bare luajti sërish titullar dhe për 90 minuta me Espanjolin, që fitoi 2-0 në shtëpi kundër Getafes. Mesfushori shqiptar ishte aktiv, një nga më të mirët në fushë, duke u vlërësuar me notën 6.8.

Titullar dhe 90 minuta u aktivizua edhe Myrto Uzuni me Granadën e tij. Sulmuesi kuqezi ishte aktiv, por pa mundur dot të shënojë, ndërsa skuadra e tij u mund 3-1 nga Valencia dhe trajneri i Uzunit u shkarkua. Edhe Ivan Balliu u aktivizua për 90 minuta të plota me Rajo Vajekanon, që u mund të transfertë 2-0 nga Kadiz.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb