3 pikë dhe titulli tashmë është vetëm çështje kohe. Një nga arkitektët e Tiranës është trajneri Orges Shehi, i cili nuk e fshehu dot lumturinë, në prenoncimin e zakonshëm pas fitores 0-3 në Rrogozhinë me Egnatian. Numri një i pankinës preku edhe çështje të tjera të rëndësishme si merkato, apo rinovime të mundshme.

Ndeshja- Kur shënon sa fillon loja, bëhet pak më e lehtë sepse e nis ndeshjen në avantazh. Shënimi i golit na dha pak superioritet sot.

E ardhmja dhe Europa- Se di se çfarë ka ndodhur më përpara. Gjërat sot ndryshe. 90% e ekipit janë nën kontratë. Vetëm një çmenduri mund ta prishë boshtin e skuadrës. Nëse do të jesh kompetitiv duhet të ruash grupin. Rezultatet s’vijnë sa e hap e mbyll sytë. Duhet të përforcohemi në ato pozicione që ka nevojë, sepse e mira s’ka fund.

Dritarja e transferimeve- Natyrisht se duam dhe ne të ndërhyjmë. Primare ka qenë rinovimi i lojtarëve, veçanërisht me 4 futbollistë që kanë qenë në fundin e tyre. Në ditët në vijim do të bëhet dhe nënshkrimi i kontratave. Më pas do të shohim se çfarë do të bëjmë në merkato” – tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb