Java e 31-të e Abissnet Superiore prodhoi rezultate interesante. Kastrioti mundi 2-1 Egnatian, Vllaznia u mjaftua me një gol ndaj Skënderbeut (1-0), ndërsa Teuta-Kukësi përfundoi 4-1. Laçi shtyu festën e titullit te Tirana, duke u marrë atyre 3 pikë, në “betejën” që u mbyll 1-0. Derbi i kryeqytetit ishte tejet emocionues, por pa Partizanin fitues me shifrat 3-1, ndaj Dinamos. Ashtu si çdo të dielë, edhe sonte, të ftuar të ndryshëm në Sport News Plus në News 24 dhanë opinionet e tyre për gjithçka çka ndodhi në futbollin shqiptar. Të ftuar në studio ishin i mirënjohuri Ardi Mema, trajneri Endri Vrapi, apo ish futbollisti Ardit Beqiri.

 

Laçi-Tirana / Ky kundërshtar ka treguar se insiston te rezultatet pozitive. Kur luan me Tiranën, duhet t’i bësh mirë llogaritë. Ndodh shpeshherë që në një fund sezoni, kur je 12 pikë diferencë, mund të tolerosh. Ka qenë një ndeshje e luajtur nga të dyja. Kishte agresivitet. Janë ndeshje që mund të të buzëqeshë fati.Nuk duhet të ekzistojë fare fjala tolerim. Nuk merr maksimumin e futbollistëve, nëse bën ashtu. Unë e pash ndeshjen dhe ishte shumë e fortë. Besoj se të mërkuren mund të shpallet kampion” – tha Mema.

Vrapi u shpreh: “Në 2 ndeshje, Tirana mund të mos ketë patur impenjim maksimal. Përveç tifozëve që do jenë të pranishëm, kur do diçka ekipi bardheblu, mund ta marrë. Laçi e meritoi fitoren, por edhe kryeqytetasit i patën mundësitë e tyre”.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: