Më mirë vonë se kurrë. Kështu duhet të ketë menduar Harry Kane, kur në moshën 31-vjeçare më në fund mundi të përjetonte emocionin e fitimit të një titulli.

Pas gëzimit të madh të triumfit në Bundesligë me Bayern, sulmuesi anglez pranoi se kishte kaluar momente të vështira, por se ia vlente.

“Është bukur të jesh pjesë e një feste që nuk e kam pasur kurrë më parë. Por kjo nuk më ndryshon mua si lojtar, nuk jam ndryshe nga ai që isha më parë.

Ishte vetëm diçka që mungonte në CV-në time” – tha Kane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb