Tifozët e Milan janë në delir, kurrë më parë në 11 vitet e fundit nuk kanë qenë kaq pranë titullit kampion. Tre javë përpara fundit, dy pikë avantazh në raport me Inter, janë një arsye e fortë që tifozët kuqezi të ndjekim ekipin e Piolit të shumë në numër, e bënë diçka të tillë në transfertë përballë Lazio-s, ishin afro 12 mijë, e bën edhe kundër Fiorentinës në “San Siro” ku ishin të pranishëm 71 mijë tifozë. E njëjta gjë pritet të ndodh edhe të dielën në “Bentegodi”, në transfertën përballë Verona-s.

Pioli Tifozet
Pioli Tifozet

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, nga 31 mijë bileta në dispozicion, 16 mijë pritet të jenë tifozë të Milan, më shumë se gjysma, duke bërë që tifozët e Verona-s dhe ato të Milan të qëndrojë ngjitur me njëri tjetrin. Atmosfera në radhët e kuqezinjve është shumë pozitive, kudo që do të shkel Milan në këto tre ndeshje të fundit pritet të jenë shumicë dërrmuese për të shtyrë lojtarët gjithnjë e më shumë drejt titullit kampion.

Ac Milan
Ac Milan

Në 3 javët e fundit, kundër Verona, Atalanta dhe Sassuolo-s, nga 9 pikë të mundshme, Piolit dhe ekipit të tij i mjaftojnë 7 pikë për tu shpallur kampion.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb