Tirana nuk e bën dramë barazimin në derbi, fundja një pikë përballë Partizanit, pas dy fitoreve radhazi, nuk është për tu hedhur poshtë. Bardheblutë qëndrojnë të qetë në krye, të vetëdijshëm se titulli është në dorën e tyre, por një pjesë e mirë e këtij objektivi luhet në tre sfidat e radhës.

Prova e zjarrtë nis që këtë javë teksa udhëtojnë në transfertë përballë Vllaznisë. Shkodranët janë një rival shumë cilësorë, për më tepër në Loro Boriçi. Në dy përballjet e para sezonale, Tirana ka arritur ti marrë katër pikë.

Pas Vllazisë, bardheblutë presin Dinamon, një rival që i eliminojë nga kupa ndërsa në kampionat kanë arritur ti marrin 6 pikë të plotë. Diskutimi është ndryshe pasi blutë tashmë luftojnë për mbijetesë. Përballja e tretë post Partizanit, i rezervon Tiranës ekipin e Kukësit, një nga tre ekipet e vetme që i ka mposhtur bardhëblutë gjatë këtij sezoni.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb