Gara për titull mund të presë. Tani është radha e Kupës dhe Vllaznia nuk do ta humbasë këtë mundësi trofe, që ofron gjithashtu një rrugë më të shkurtër drejt objektivit për një vend në Europë.
“I kemi të gjitha mundësitë për të fituar dhe nuk do e lëmë këtë mundësi të na ikë. E kuptoj që në Shkodër është e rëndësishme të shkojmë në Europë dhe ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha shanset, në Kupë dhe kampionat”, ka thënë Brdaric.

7. Kupa Nuk Mjafton Kualifikimi Detyrim, Vllaznia Kerkon Kthesen Ne Superlige
7. Kupa Nuk Mjafton Kualifikimi Detyrim, Vllaznia Kerkon Kthesen Ne Superlige

Ndryshon fusha, por jo kundërshtari. Vetëm katër ditë pas përballjes në Superligë, Vllaznia gjen përballë sërish Laçin. Për trajnerin gjerman, ndeshja e fundit tregoi rrugën e duhur për skuadrën e tij, që gjithsesi i duhet më shumë se barazimi 0-0.

2. Reagimi Nuk Mjafton Vllaznia Harron Te Fitoje, Por Ne Shkoder Vazhdojne Te Besojne
2. Reagimi Nuk Mjafton Vllaznia Harron Te Fitoje, Por Ne Shkoder Vazhdojne Te Besojne

“Duhet të luajmë me të njëjtën ego, është e vetmja mënyrë se si mund të përballesh me Laçin. Duhet grintë dhe agresivitet. Strategjia që përdorëm në La֛ç ishte e duhura. Tani luajmë në “Loro Boriçi” dhe është një ambient ndryshe dhe fushë më e madhe. Duhet të bëjmë diçka më ndryshe dhe jemi përgatitur”, vijon tekniku i skuadrës shkodrane. Si ndeshje teke, shtesa dhe 11-metërshat duhet të llogariten si skenarë të mundshëm. Por Brdariç do ta vendosë kualifikimin brenda kohës së rregullt.

1. Brdaric Pret Dhuraten Fitore Dhe Prestigj, Vllaznia Do Nje Mbyllje Te Bukur
1. Brdaric Pret Dhuraten Fitore Dhe Prestigj, Vllaznia Do Nje Mbyllje Te Bukur

“Nesër hyjmë në fushë me mendimin për ta mbyllur për 90 minuta. Kjo mbtet për t’u parë, pasi luajmë me një ekip të fortë. Luajmë në shtëpi dhe kjo na jep më tepër motivim”, përfundon trajnerii Vllaznisë. I pyetur për formacionin, Brdaric nuk ka zbuluar asnjë detaj, përveç atij klishe, që do të zbresin në fushë lojtarët që janë më në formë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb