Liga Profesioniste e Serisë A këto ditë po studion zgjidhjet e mundshme për mbylljen e kampionatit, por opsioni se sezoni mund të mos të mbyllet, duket se po fiton terren. çfarë do të ndodhte në një rast të tillë. Mes hipotezave është edhe ajo që çdo gjë që marrë fund me renditjen aktuale, çka do të bënte që Juventusi të fitonte titullin e nëntë radhazi, por kjo hipotezë nuk u pëlqen aspak tifozëve bardheznj dhe mesa duket nuk i pëlqen as tifozit numër një: Andrea Anjelit.

Anjeli Like
Anjeli Like

Presidenti i Juventusit e ka lënë të kuptohet këtë duke bërë “like” një grupi të vogël të tifozëve bardhezinj: “Titulli në tavolinë do të ishte mrekulli, por më e mrekullueshme do të ishte të thonim “jo, faleminderit”!”. Mund të mendohet se është thjesht një pëlqim i rastësishëm, por që kur ka hapur llogarinë e tij në Tëitter, në mars të vitit 2012, presidenti i Juves ka bërë “like” vetëm në 13 raste…

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb