Pas Inter dhe Bayern Munich është radha e Man.City të festojë titullin nga divani. Ishte thjeshtë çështje kohë që “qytetaret” të shpalleshin matematikisht kampion të Premier League, këtë e bëjnë tre javë përpara përfundimit të sezonit të rregullt fal blofit të Man.United. Në “Old Traford”, “djajtë e kuq” rrëshqasin përballë Leicester ku Thomas kaloi “dhelprat” në avantazh në minutën e 10-të ndërsa pesë minuta më pas ishte Greenwood që barazoi shifrat në 1-1. Në pjesën e dytë, Leicester shënoi dhe golin e dytë duke i dhuruar City titullin kampion, trofeu i dytë sezonal pas Kupës së Ligës ndërsa janë dhe në finalen e Champions League.

Për Pep Guardiola, ky titull në Premier League ishte më e vështiri nga të gjithë: “Ky ka qenë një sezon dhe një titull në Premier League si asnjë herë më parë, ky ka qenë titulli më i vështirë. Do ta kujtojmë gjithnjë këtë sezon për mënyrën se si arritën të fitonim. Jam shumë krenar që jam trajner këtu dhe që drejtojë këtë grup lojtarësh, janë kaq shumë special. Të arrinim në këtë pikë pas kaq shumë vështirësive ishte një provë force dhe karakteri. Falënderojë të gjitha ata që ishin pjesë e këtij suksesi”, u shpreh trajneri i Man.City.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb