TIRANE- Analisti Dritan Hila përmes një statusi në Facebook denoncon Drejtorin e Emergjencave Civile Shemsi Premçin. Hila thotë se Premçi e ka kërcënuar se do ta tërheqë zvarrë për shkak të një statusi të tij në lidhje me situatën e krijuar nga përmbytjet në Greqi, me të cilin analisti nuk e ka kursyer ironinë.

dritan Hila

Me sa duket Hila ka dashur të sensibilizojë opinionin dhe jo pa ironi kujtoi se në drejtim të Emegjencave Civile, në Shqipëri është Premçi, njeriu që sipas Hilës, në mes të verës në vend se të merrej me zjarret që po përvëlonin vendin, shkaktoi valë kombëtare gazi dhe humori me deklaratën se në vjeshtë do të kemi tërmete.

“Në fakt ky tipi nuk është shumë humorxhi. Është nga tipat e fortë të veshur me pushtet i përdorur nga demokratët dhe tani përdoret nga rilindasit. Kush ka marrë pjesë në zgjedhjet e Fierit të 2009-ës e njeh mirë”,- thotë Hila.

STATUSI I HILES
Pavaresisht inateve qe mund te kemi, mendoj se ka ardhur koha qe t’iu çojme Shemsiun grekeve per ndonje parashikim. Kjo qeveri duhet ti ndaje asetet e saj me aleatet dhe jo vetem per vete.
(Shyqyr qe Zoti nuk na ve ne prove dhe budallalleku jone mbetet brenda kufijve pasi po te kishim te tilla drama, do te na ishin mbytur 1.600)
Untitled

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb