Një e moshuar, e cila po tentonte të kalonte rrugën në një nga kryqezimet në qendër të qytetit të Elbasanit, është përfshirë në një aksident, dhe për pasojë ka mbetur e plagosur.

Burime nga vendngjarja bënë me dije se e moshuara nga nxitimi dhe pakujdesia për të kaluar rrugën i ka ndërprerë drejtimin e lëvizjes një automjeti që po qarkullonte në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Bankave”.

Megjithë tentativën e drejtuesit të automjetit për të evituar aksidentin, e moshuara është goditur nga ana e tij.

Ajo është transportuar për në spital, ndërsa policia po dokumenton ngjarjen për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet që sollën këtë aksident. Po gjatë mbrëmjes së kësaj të diele në Elbasan u shënuan edhe dy aksidente të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb