Një tjetër aksident ka ndodhur këtë paradite në Fier. Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se një 58-vjeçar ka mbetur i plagosur, si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Fier-Seman, në afërsi të fshatit Çlirim.

I plagosur është shtetasi Zylal Shpata, i cili ka qenë duke ecur me biçikletë, kur është përplasur nga një mjet tip “Toyota” me targë AA 848 OY.

Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 09:40, në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Fermë, automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin I. H., është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi B. Sh., 58 vjeç, ku për pasojë është dëmtuar drejtuesi i bicikletës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb