Aksident në superstradën Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të ishull-Lezhës. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, siç shihet në videon e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Elidon Ndreka.

Për pasojë dy drejtuesit e secilit prej mjekëve janë lenduar lehtë dhe janë dërguar në spitalin e Lezhës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Ky është aksidenti i tretë që ndodh në harkun kohor të tre 4 ditëve thuajse në të njejtin vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb