Forcat izraelite qëlluan për vdekje dy palestinezë të martën në Bregun Perëndimor, në ditën kur u varros një grua britaniko-izraelite që vdiq në një sulm që vrau atë edhe dy vajzat e saj.

Dhuna është rritur në rajon gjatë javës së fundit, me muajin e shenjtë të Ramazanit, Pashkës hebraike dhe Pashkës së krishterë që përkojnë së bashku.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, i cili nëpërmjet një postimi në Tëitter ka thënë se: Unë përgëzoj veprimet e ushtarëve që eliminuan dy terroristë që hapën zjarr ndaj tyre pranë Elon Moreh”, një vendbanim hebre pranë qytetit të Nablusit në Bregun Perëndimor.

Ai shtoi se trupat kishin parandaluar një sulm ndaj civilëve izraelitë. Një zyrtar i lartë palestinez tha për mediat e huaja se ai ishte informuar për vdekjen e dy palestinezëve, të cilët nuk u identifikuan menjëherë. Në një deklaratë, ushtria izraelite tha se sulmuesit e armatosur qëlluan nga një automjet në postën Elon Moreh.

Incidenti ndodhi pasi mijëra njerëz u mblodhën të martën në një vendbanim izraelit në Bregun Perëndimor për funeralin e një gruaje britaniko-izraelite të vrarë në një sulm me të shtëna me armë zjarri ditë më parë.

48-vjeçarja, e njohur edhe me emrin e saj hebraik Leah, vdiq të hënën nga plagët e marra tre ditë më parë kur makina e saj u sulmua me armë zjarri në Luginën e Jordanit.

Dy nga fëmijët e saj, motrat e moshës 16 dhe 20 vjeç, u qëlluan për vdekje në sulm dhe u varrosën të dielën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: