GREQI

Një tjetër atentat ka ndodhur në Athinë pas ekzekutimit të shqiptarit Aristidh Papa. Mediat greke bëjnë me dije se është ekzekutuar me armë  zjarri një ish-boksier i cili po udhëtonte në një automjet dhe ishte ulur në vendin e pasagjerit.

Ngjarja ka ndodhur në Vari dhe dyshohet se edhe ky atentat ka ndodhur për larje hesapesh. Viktima ishte një ish-boksier dhe kishte lidhje me persona me precedent.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Hera e dytë që Athina tronditet nga një atentat pas atij të ditës së djeshme ku në një kafene në lagjen Sepolia u ekzekutua me 8 plumba shqiptari Aristidh Papa, person me precedent të theksuar kriminal. Dyshohet se vrasja e tij ka ardhur prej përplasjes së bandave të trafikut të drogës në qendër të Athinës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb