KRUJA

Një tjetër automjet i djegur në Shqipëri në orët e para të këtij 27 nëntori.

Automjet ka marrë flakë në oborrin e një banese në “Urën e Gjolës”.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 27.11.2020, në orën 00:30, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, në oborrin e banesës, ka marrë flakë pjesërisht, mjeti tip “Golf”, në pronësi të shtetasit G. D., 20 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb