* Arrestohen dhe dy italianë

ITALI – Autoritetet italiane kanë sekuestruar në Torino një avion të vogël, që transportonte lëndë narkotike nga Shqipëria drejt shtetit fqinj. Sipas mediave italiane, avioni ishte modifikuar për të transportuar rreth 80 kg kanabis gjatë çdo fluturimi.

Policia ka vënë në pranga 4 personat që merreshin me shpërndarjen e drogës në Itali, ndërsa po punohet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.

Policia italiane arrestoi shtetasin shqiptar Maksim Llanaj, nga Shqipëria 37 vjec, rezident në Volpiano, italianin, Pasquale D’Ambrosio Pasquale, 58 vjec nga Salerno, rezident në Varese.
Në pranga ka rënë dhe Fitor Alliaj, i njohur me nofkën ‘Vito’, 43 vjec nga Shqipëria, rezident në Druento si dhe Rosario Campisi nga Sirakuza.

Sipas hetuesve, avioni nisej nga pista të vogla në Shqipëri, për të shmangur kontrollet në kufi. Avionit i ishte hequr sedilja e ndihmës/pilotit, për të siguruar hapësirën e nevojshme për transportimin e lëndës narkotike.

Pak ditë më parë, policia italiane shkatërroi një grup kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë me avion sportiv. Të paktën 14 persona, mes tyre dhe punonjësi i policisë Vladimir Zanaj, përfunduan në pranga, në kuadër të një operacioni të përbashkët antidrogë mes policisë italiane dhe asaj shqiptare të koduar “Fluturimi i lirë”. Avioni sportiv “Aereoprakt A22″, pronë e 26-vjeçarit Vilson Lamaj, që mes miqsh thërritej Vilson Mandela, u bllokua në Brindizi dhe në bordin e tij u zbulua një sasi prej 120 kilogramësh marijuanë. Zyrtarët e policisë thanë se avioni ishte ngarkuar me lëndë narkotike në fshatin Xhelilaj të Vlorës. Hetimet për grupin në fjalë nisën një muaj e gjysmë më parë, kur autoritetet italiane informuan përmes një letërporosie policinë shqiptare, se kishin dyshime se po kryhej trafik droge me avionë ultra të lehtë, të cilët nuk kapeshin as nga radarët, e me sa duket, pikërisht për këtë arsye pjesëtarët e grupit i kishin zgjedhur si mjete transporti të drogës.

HETIMET
Detaje të tjera dalin nga hetimet për kapjen e avionit me drogë në Itali. Burim nga grupi hetimor pohojnë se avioni është nisur nga fshati Dusharak në Vlorë. Pikërisht në këtë fshat, pranë Sevasterit janë përqendruar edhe hetimet e policisë italiane dhe asaj shqiptare.

POLICIA ITALIANE, AVIONI VINTE NGA SHQIPËRIA, NË LECCE BËRI NJË NDALESË TEKNIKE
Policia italiane sqaron se, të arrestuarit, dy italianë dhe dy shqiptarë akuzohen për krijim të shoqërisë shoqërisë kriminale që synon trafikimin ndërkombëtar të drogës. Polica bën me dije ndër të tjera se avioni i drogës ishte i modifikuar në dhomën e motorit: ishte hequr sedilja dhe vendi i pasagjerit të dytë në mënyrë që të transportohej më shumë drogë

Policia thotë se marijuana e sekuestruar do të shitej me pakicë me pakicë në Torino, Vericelli dhe Biella. Avioni ultra i lehtë që udhëtonte nga Shqipëria në Piemonte bëri një ndalesë teknike në Lecce. Pikërisht gjatë fluturimit të kthimit nga Lecce në aeroportin e Gattinara, avioni u kap nga policia italiane.

(er.nu/d.b/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: