KOSOVË

Ministria e Brendshme e cila u bë ”mollë sherri” mes Vetëvendosjes dhe LDK-së para se kjo e fundit të kalonte në planin B të kryeparlamentarit, do të drejtohet me shumë mundësi nga Besnik Berisha.

Burime për Reporteri.Net bëjnë me dije se Besnik Berisha është i përzgjedhur për të drejtuar një nga ministritë më me peshë në Kosovë.

Në kohën kur Isa Mustafa ishte kryeministër i Kosovës, Besnik Berisha ishte këshilltari i tij për ccështjet e drejtësisë. Ai njihet edhe si një nga personat më të pasur në radhët e politikës.

Qeveria Kurti duke se po merr formë ende pa u firmosur marrëveshja nga të dyja palët, e cila pritet të ndodhë nesër me të gjitha gjasat.

LDK tashmë ka gati edhe emrat e dy ministrave nga radhët e saj. Avdullah Hoti pritet të jetë Zëvendëskryeministër i Parë, Lumir Abdixhiku pritet të emërohet Ministër i Infrastrukturës, ndërkaq Anton Quni, Ministër i Mbrojtjes.

Po edhe Lutfi Zharku pritet se do të jetë ministër, por ende nuk dihet se ku.

Nga VV ministra pritet të jenë Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Besnik Bislimi, Rozeta Hajdari dhe Arben Vitia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb