Vllaznia nuk ndalet dhe vazhdon sprintin e saj drejt titullit kampion, duke fituar 1-0 në transfertën e kundër Bylis. Shkodranët ruajtën serinë pozitive falë një goli në minutën e katërt shtesë që mban firmën e Ardit Hoxhaj. Kryesuesit e Superligës nisën mirë sfidën dhe iu afruan shpejt golit të epërsisë, por Dilaver që në minutën e dytë ishte I pasaktë. Nuk sollën asgjë rastet e tjera nga të besuarit e Brdaric, teksa edhe Bylis ishte i rrezikshëm në daljet e tij. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa rezultati qëndroi i pandryshuar edhe pas pushimit.

140387353 3662322493844750 3512008171698392719 O
140387353 3662322493844750 3512008171698392719 O

Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, shtesa ishte me të vërtetë dramatike. Në fillim Ujka la fushën me karton të kuq, ndërsa kur pritej vetëm vërshëllima e fundit, Hoxhaj ndryshoi fatin e sfidës. Sulmuesi I kthyer pas pezullimit dërgoi topin në rrjetë për fitoren e Vllaznisë, që ngjitet në kuotën e 35 pikëve në vendin e parë të renditjes. Nga ana tjetër, pavarësisht protestave për golin e vonë të shkodranëve, Bylis duhet të dorëzohet në një humbje që ia vështirëson objektivin për të shpëtuar sezonin.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb