Zgjerohet lista e lojtarëve që kërkojnë shërbimet e Mino Raiolës, agjentit italo-holandez që ditët e fundit ka qenë protagonist me kalimin e Zllatan Ibrahimoviçit te Milani. Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, Raiola ka nisur bashkëpunimin me Xhesi Lingard, sulmuesin 28-vjeçar të Mançester Junajtidit.

Lojtari ka për qëllim të gjejë rinovimin e kontratës me “Djajtë e Kuq”, por Raiola prej kohësh është në luftë me drejutesit e Junajtidit për shitjen e Pol Pogbas dhe mbi të gjitha sepse çoi te Dortmundi talentin Erling Haland, me norvegjezin që kaloi në Bundesligë me këmbënguljen e Raiolës.

Ndaj më shumë sesa rinovim të kontratës, në verë mund të kemi transferimin e Lingardit nga Junajtidi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb