Norvegjia ka dëbuar 15 diplomatë rusë, duke i akuzuar si oficerë të inteligjencës.

Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Jashtme e Norvegjisë, e cila tha se ka vendosur të dëbojë 15 zyrtarë të ambasadës ruse në Oslo, me pretendimin se ata ishin oficerë të inteligjencës që vepronin nën mbulesën e pozicioneve diplomatike.

“Vendimi i qeverisë është në përgjigje të situatës së ndryshuar të sigurisë në Evropë, e cila ka çuar në një kërcënim të shtuar të inteligjencës nga Rusia. Oficerët në fjalë duhet të largohen nga Norvegjia së shpejti”, tha ministri i jashtëm Anniken Huitfeldt.

Saka shtoi se ‘ky është një hap i rëndësishëm në kundërshtimin dhe uljen e nivelit të veprimtarisë së inteligjencës ruse në Norvegji, dhe në këtë mënyrë në mbrojtjen e interesave tona kombëtare.’

Sipas mediave të huaja, pritet një përgjigje nga ministria e Jashtme e Rusisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: