MAQEDONI E VERIUT

Grabitjet e kazinove në Shkup janë kthyer në modë teksa një e dytë është regjistruar brenda më pak se 24 orëve.

Mediat maqedonase raportojnë  se ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreht orës 21:47 të mbrëmjes por nuk pati të lënduar si në rastin e parë. Autori i maskuar nën kërcënimin me armë hyri në kazinonë në rrugën “Sreçko Puzhalka” dhe mori paratë, më pas u largua.

Por mëngjesin e të shtunës gjatë një grabitje në kazinonë Vegas u vranë dy persona nga të cilët një shqiptar nga Kosova, 22vjeç me inicialet V.H i cili ishte klient dhe një roje sigurimi i cili ishte dhe mundës i dalluar në Maqedoninë e Veriut me emrin Bunjamin Nuishi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb