Futbolli shqiptar ka humbur një tjetër figurë të tij prej COVID-19. Ish-Presidenti i Tiranës, Metush Seferi ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Lajmin e bën të ditur Presidenti i FSHF, Armand Duka i cili i shpreh ngushëllimet.

Metush Seferi kontribuoi për Tiranën në vitet ’90 kur ekipi kryeqytetar fitoi disa trofe.

NJOFTIMI NGA ARMAND DUKA
Një tjetër humbje në botën e futbollit na trishton sërish. Virusi i mori jetën Metush Seferit, ish-Presidentit të Tiranës, që fatkeqësisht nuk ia doli të fitojë betejën me virusin COVID-19.
Metushi dha një kontribut të vyer në radhët e skuadrës kryeqytetase në vitet ’90 duke fituar disa tituj kampion, e duke mbetur në mendjet e tifozëve të Tiranës.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij. Familja e futbollit do ta kujtojë si nja nga kontribuesit e çmuar të futbollit kryeqytetas dhe atij shqiptar. I paharruar qoftë kujtimi i tij!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb