Një tjetër mësues ka ndërruar jetë nga COVID-19. Gazetari Kelment Baçi raporton për BalkanWeb se sot ka ndërruar jetë Ylli Xhaferri nga Rrogozhina që punonte si mësues. 67-vjeçari prej 10 ditësh trajtohej në shtëpi teksa mësohet se sot ka ndërruar jetë në spitalin ”Shefqet Ndroqi”.

Kjo është një tjetër humbje nga radhët e arsimit pasi vetëm 3 ditë më parë një tjetër mësues, kësaj radhe në Gramsh ndërroi jetë nga COVID-19 teksa dhjetëra të tjerë janë infektuar në Shqipëri.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb