TIRANA

KPK ka konfirmuar një tjetër gjyqtare ditën e sotme dhe është Elona Stavri Toro e cila punon në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Në seancën dëgjimore ajo u përball me pyetjet nga KPK lidhur me blerjen e një apartamenti 135 mijë euro në Rrugën e Elbasanit që i justifikoi me paratë e babait të saj dhe një hua prej 45 mijë eurosh.

Elona Stavri Toro është gruaja e Alban Toros i cili është anëtar i KLGJ. Ajo ka 16 vite punë si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës teksa në 2016 kaloi në Apelin e Tiranës.

Kujtojmë se sot KPK konfirmoi gjyqtaren Edlira Petrin teksa shkarkoi Nure Drenin e Apelit të GJKKO.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb