Nëntë pacientë të tjerë të infektuar me koronavirus janë shëruar, gjatë ditës së djeshme.

Lajmin e ka dhënë në mesnatë kryeministri Edi Rama, u cili shkruan në facebook “lajm i mirë: 9 të shëruar sot”.

Në total, numri i të shëruarve me COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 85.

Mes këtyre 9 pacientëve të shëruar janë edhe nënë Sanija 78 vjeçe dhe gjysh Izedini 79 vjeç, lajm të cilin e dha kryeministri ditën e djeshme.

Deri tani ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 277 raste me COVID-19, ndërsa kanë humbur jetën 16 persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb