David Silva, futbollisti i Manchester City-t dhe Spanjës, me anë të një letre ka njoftuar se nuk do të vijojë të jetë më pjesë e kombëtares “La Roha”.

Mesfushori në këtë mënyrë i jep fund aventurës me kombëtaren pas 125 ndeshjes, ku ka shënuar 35 gola, duke u bërë futbollisti i katërt më me shumë gola te “La Roha”.

32-vjeçari me Spanjën ka arritur të fitojë dy Europianë dhe një Botëror. Në letrën e tij ndër të tjera lexohet:

“Jam i lumtur për çdo gjë që kam arritur, kam jetuar dhe kam ëndërruar për një ekip që do të mbahet mend gjithmonë dhe i kam dhënë fund një historie të mbushur me emocione për të gjitha momentet që vijnë në mendje, si figura e Luis Aragonés, një mësues që kurrë nuk do të harrojmë …”

Kujtojmë që pak ditë më parë edhe Gerard Pique njoftoi largimin nga Spanja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: