Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Alex Azar, jep dorëheqjen nga kabineti i presidentit Donald Trump.

Në letrën e tij zyrtare të dorëheqjes, ai dënoi sulmin e javës së kaluar mbi Kapitolin.

Ai tha se do të lërë postin e tij në mesditën e 20 janarit, kur betohet presidenti i zgjedhur Joe Biden.

Në letrën e sekretarit Azar dërguar presidentit Trump, e cila mban datën 12 janar, thuhet se “sulmi ndaj Kapitolit ishin një sulm ndaj demokracisë sonë dhe traditës së kalimit paqësor të pushtetit që Shtetet e Bashkuara të Amerikës sollën për herë të parë në botë”.

Ai shtoi më tej duke ju drejtuar presidentit: “ju lutem që të vazhdoni të dënoni pa dyshim çdo formë të dhunës, të kërkoni që askush të mos përpiqet të ndërpresë aktivitetet inauguruese në Uashington ose diku tjetër, dhe të vazhdoni të mbështesni pa rezerva kalimin paqësor dhe të rregullt të pushtetit më 20 Janar”.

Ne letrën prej dy faqesh theksohen të arriturat e administratës që sipas sekretarit Azar “veprimet dhe retorika pas zgjedhjeve … kërcënojnë t’i njollosin”./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb