Didier Drogba ka vendosur që të varë këpucët në gozhdë pas një karriere të gjatë me disa skuadra. Sulmuesi nga bregu i fildishtë ishte shprehur edhe më parë se: “Më ka pëlqyer gjithmonë të luaj futboll, por në moshën 40-vjeçare është koha për t’i dhënë fund.

Kam nevojë për projekte të tjera”. Drogba që luajti për shumë sezone te skuadra e Çelsit u bë i njohur për golat që i jepnin fitoren skuadrës së tij në minutat e fundit. Një nga ata që do të mbahet mend është goli i tij në finalen e Mynihut në vitin 2012 ku Drogba pas një goditje këndi realizoi golin e barazimit duke dërguar ndeshjen në shtesa, shkruan PanoramaSport.

Më pas me penallti ai arriti që të shënonte penalltinë e fundit duke i dhënë trofeun e Champions League skuadrës së tij. Së fundmi ai u aktivizua për skuadrën e Phoenix Ring në divizionin e dytë të futbollin amerikan, dhe ndihmoi skuadrën e tij që të fitonin Konferencën e Perëndimit me golin e tij.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: