Një tjetër tërmet është ndjerë sot në veri të vendit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, epiqendra ka qenë në fshatin Lis, 13 kilometër në veri të Klosit.

Lëkundja ka qenë me magnitudë 3.6 dhe është ndjerë në orën 17:24 në gjithë zonën e Burrelit por fatmirësisht nuk raportohet për dëme.

Termeti Igjeum
Termeti Igjeum

Dy ditë më parë një tërmet i fortë me magnitudë 5.1, shkundi Malin e Zi dhe lëkundjet u ndjenë në gjithë pjesë veriperëndimore të Shqipërisë, kryesisht në Shkodër, Pukë e Lezhë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb