Një shpërthim i fuqishëm ndodhi sot pranë katedrales koptike të Kajros në Egjipt, duke lënë të vdekur të paktën 22 vetë dhe plagosur 35 të tjerë, njoftoi televizioni shtetëror. Shpërthimi ndodhi në kishën e Shën Pjetrit pranë katedrales kryesore ndërsa shkaqet nuk janë bërë ende të ditura.

Kristianët egjiptianë kopt përbëjnë rreth 10 përqind të popullsisë së këtij vendi ndërsa besimtarët kanë qenë edhe në të kaluarën shënjestër e sulmeve.

Ditën e shtunë, gjashtë police u vranë kur një bombë shpërtheu në një rrugë kryesore që të çonte tek piramidat e Gizës. Një grup i ri ekstremist i quajtur Hasm mori përgjegjësinë për ngjarjen.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: