Një tjetër mrekulli ka ndodhur në Izmirin e goditur nga tërmeti i të premtes, që ka shkaktuar deri tani të paktën 102 viktima.

Pas 91 orësh nën rrënoja, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë, një vajzë 4-vjeçare e quajtur Ayda Gezgin.

Kur Ayda kuptoi se ishte në gjendje të mirë shëndetësore, e para pyetje që bëri ishte “Ku është babai im?”.

Vajza është shtruar në spital dhe mjeku që e shoqëroi atë me ambulancë deklaroi se ajo ishte në gjendje të mirë. Ekipet e kërkim-shpëtimit që vazhdojnë punimet e tyre në rajon, gjatë një operacioni arritën të gjejnë një fëmijë që ndodhej nën rrënojat e apartamentit Rıza Bey dhe më pas punimet i intensifikuan në këtë zonë.

Pasi arritën kontaktin me fëmijën, nën rrënoja u dërguan serum, batanije termale dhe barrelë. Fëmija pas vendosjes në barrelë u transportua për tek ambulanca. Gjatë kësaj u rritën edhe zërat dhe duartrokitjet për shpëtimin e fëmijës.

Mësohet se vogëlushja e nxjerrë nga rrënojat është Ayda Gezgin dhe se ajo është personi i 107-të që shpëtohet nga rrënojat.

Kreu i Agjencisë turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), Mehmet Güllüoğlu në një postim nga llogaria në Tëitter shkroi: “Gjetëm edhe një vogëlushe. Elhamdulillah (Falënderimi i takon vetëm Allahut).

Ndërkohë edhe guvernatori i Izmirit, Yavuz Selim Köşger ka postuar: “Ayda Gezgin u shpëtua gjallë”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb