Kualifikimi për kompeticionet europiane duhet të jetë mbi merita sportive. UEFA I është drejtuar me një tjetër njoftim të rëndësishëm federatave anëtare, duke kërkuar që ato të njoftojnë datat e rifillimit ose ndërprerjes së kampionateve deri më 25 maj.

30488
30488

NJOFTIMI I UEFA
1. Të gjitha federatat duhet të ndërmarrin të gjitha përpjekjet për ti rifilluar dhe mbyllur kampionatet kombëtare;
2. Të gjitha federatat duhet që brenda 25 Majit të njoftojne UEFA-n mbi datën e rifillimit të kampionatit dhe formatin që do të aplikojne;
3. Pavarësisht përpjekjeve për ti mbyllur kampionatet siç duhet, mbyllja e parakohshme mund të jetë veçanërisht në rastet e mëposhtme:
a)Ekzistenca e një vendimi qeveritar për të mbajtur të pezulluara aktivitetet sportive deri në një datë e cila do e bënte të vështirë dhe të pamundur përfundimin e kampionatit aktual, deri përpara mundësisë së fundit për nisjen e sezonit tjetër;
b)Argumentime specifike ekonomike dhe financiare të cilat do justifikonin se vazhdimi i kampionatit do ishte financiarisht i nxituar apo që mund të vinte në vështirësi financiare afatgjata klubet;
4.Për të gjitha arsyet e mësiperme, në rast se do ketë një mbyllje të parakohshme të kampionatit, UEFA duhet njoftuar nga federatat deri në datën 25 Maj me të gjithë justifikimin e elaboruar dhe për të zgjedhur klubet pjesëmarrëse për edicionin 20/21 bazuar në meritën sportive të sezonit 19/20 sipas:
a)Vendimeve që do marrin federatat bazuar në procedura që respektojnë parimet e objektivitetit, jo-diskriminimit dhe transparencës.
b)Konfirmimit final nga organet relevante kompetente vendase për përcaktimin final të klubeve që do të kualifikohen për kompeticionet Europiane;
5.Për ato raste kur kampionati mbyllet përpara kohe UEFA mban të drejtën të refuzojë ose të rishikojë propozimin e federatës për një klub kur:
a)Kampionatet janë mbyllur para kohe pa ju përmbajtur parimeve të këtij Udhëzuesi ose pa një arsye ligjitime nga organet e shëndetit publik;
b)Procedurat e përzgjedhjes së klubeve nuk kanë qenë transparente, objektive dhe jo-diskriminuese;
c)Ekziston një perceptim publik se perzgjedhja e klubit/ve është bërë në formë të pandershme;
6.Të gjitha kriteret e pranimit të klubeve në Rregulloret përkatëse të kompeticioneve europiane mbeten në fuqi;
7.Ky Udhëzues është miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s dhe afekton kompeticionet e Ligës së Kampioneve, Europa Ligës, Ligës Kampioneve Femra, Liga e Moshave dhe Liga e Kampioneve Futsal.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb