ITALI – Trafikonin drogën përmes avionëve turistikë nga Shqipëria në Itali, goditet organizata kriminale e drejtuar nga një familje shqiptare. Autoritetet italiane bëjnë të ditur se operacioni i koduar Moonlight ka vënë në pranga 7 anëtarë të bandës italo-shqiptare, teksa janë sekuestruar mbi 470 kilogram drogë.

Hetimet 2-vjeçare kanë zbardhur mënyrën e trafikimit e cila kryhej përmes avionëve turistike Cessna.

Droga e cila sipas autoriteteve lokale siguriohej në Shqipëri përmes çmimit të leverdisshëm, ngarkohej në avionët të cilët e dërgonin atë në itali, ku më pas transportohej drejt Piemontes dhe Lombardisë përmes automjeteve.

Organizata mësohet se drejtohej nga një familje shqiptare e cila vendoste kontaktet me trafikantët në Shqipëri.

“Banda trafikonte sasi të mëdha marijuane dhe heroine, ndërsa droga transportohej me avionë “Cessna” nga Shqipëria”, shkruajnë mediat italiane.

Ndërsa një ditë më parë gjatë një operacioni antidrogë në veri të Italisë u arrestuan 16 persona të përfshirë në trafik droge.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: