Coronavirusi është “qartë sfida më e madhe” e shëndetit publik me të cilën jemi përballur ndonjëherë – përfshirë HIV, Ebola, Anthrax dhe Zika.

Kështu, siç shkruan CNN, ka thënë Dr. Anthony Fauci, eksperti më i mirë i sëmundjeve infektive në SHBA, gjatë një konference me Stanford School of Medicine të hënën.

“Ne nuk kemi filluar as ta shohim përfundimin e tij”, citohet të ketë thënë Fauci për virusin.

Ndërsa rastet vazhdojnë të rriten nëpër SHBA dhe administrata Trump shtyn të rihapin shkollat, Fauci ka vazhduar në mënyrë aktive të paralajmërojë për seriozitetin e pandemisë.

Fauci i tha Wall Street Journal javën e kaluar se vendi duhet të kontrollojë turmat, t’i bëjë njerëzit të veshin maska dhe të bëjnë një punë më të mirë në distancën fizike.

Fauci vuri në dukje se për të rikthyer fëmijët në shkollë këtë vjeshtë, vendi duhet të mbajë kontrollin mbi pandeminë.

Ndryshe, numri i të infektuarve me coronavirus në gjithë botën ka kaluar 13 milionë, bëjnë të ditur të dhënat e Universitetit Johns Hopkins, me seli në Shtetet e Bashkuara.

Sipas tyre, SHBA-ja dhe Brazili prijnë edhe me numër të të infektuarve, edhe me numër të viktimave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb